Plazhi i Velipojes – Velipoje

Velipoja eshte plazhi me verior i Shqiperise me bukurine dhe kontrastet e forta qe e karakterizojne. Deti i velipojes, me ujin e tij te paster e te kthjellet nderthuret embel me gjelberimin e pishave qe pushtojne bregdetin. Ne Velipoje gjendet nje nder plazhet ranore me shtrirjen me te gjere ne Shqiperi dhe eshte pikerisht rera me efektin e saj kurativ dhe perkedheles pjestare e pandare e ketij peisazhi. Varkat e vogla qe ndodhen tek tuk me shenjat e kohes dhe luftes se perhershme me forcen e detit i japin nje note melankolike ketij portreti.

Bregdeti ngjan nga larg me nje ylber cadrash shumengjyreshe dhe kudo degjohen zerat e pushuesve plot gjalleri qe luajne apo thjesht freskohen ne ujin e kripur te Adriatikut. Qendra e mbipopulluar me jete eshte aktorja tjeter e velipojes, aty ku lindin miqesite dhe dashurite qe nuk harrohen kurre. Restorantet tipike me peshk te fresket deti apo liqeni, aromat dhe shija e gatimeve nuk mund te mos behen pjese e pushimeve tuaja. Dhe kur dielli i kuq perendon muzika e lokaleve dhe diskove mbizoteron naten me kengetare e Dj te famshem shqiptar dhe boteror. Mundesite per argetim ne plazhin e Velipojes nuk njohin moshe dhe te gjithe, femije e te rritur, mund te gjejne kendin e tyre me gjithe ato qe ofron Velipoja.

Por nese doni pak qetesi ne ditet apo netet e pushimeve tuaja mjafton te largoheni pak nga qendra e zhurmshme dhe nje hije parajse do zbrese mbi ju. Nga njera ane derdhja e Bunes, nje nga zonat e “detyruara” per t’u vizituar ne Velipoje me ishullin e vogel te Franc Jozefit dhe natyren e paprekur e cila do ju deh me bukurine e saj. Ne anen tjeter laguna e Vilunit me detin e qete dhe lokalet me kashte ku mund te shijoni koktejlet tropikale nen freskine e flladit te lehte te detit. Ja kjo eshte pra Velipoja, vendi i pushimeve tuaja te arshme ;). Ketu ndodhet edhe hoteli yne, Hotel Velipoja, ne nje zone te qete dhe i vetmi qe nuk harron traditen e mikpritjes shqiptare. Velipoja, plazhi me shume surpriza dhe kujtime qe do mbushi pushimet dhe jeten tuaj.

Perendim Velipoje